Deputetja Rudina Hajdari i është përgjigjur thashethemeve për dy arsye se përse vendosi të mos e dorëzojë mandatin e deputetit.
Në emisionin “A Show”, gazetari Adi Krasta e pyeti nëse vendimin për të mos djegur mandatin për të “shpëtuar” nënën e saj nga Vettingu, apo nëse ka qenë një këshillë nga Ambasada Amerikane.
Deputetja Hajdari i ka rrëzuar të dyja variantet:
Flitet se vendimin e ke marrë për të mbrojtur nënën nga Vettingu…
Rudina Hajdari: Kjo është e para njëherë, nuk më ka shkuar fare ndërmend. Kjo është komplet jashtë asaj që unë kam ardhur për të bërë në Shqipëri. Mamaja ime ka jetën e saj. Procesi i Vettingut ka marrë rugën e vetë dhe unë nuk kam asgjë në këtë proces. Mamaja ime është bërë gjykatëse përpara se unë të hyja në politikë.
Nga Ambasada Amerikane a mund të të kenë thënë mos e jep mandatin?
Rudina Hajdari: Jo siç e thashë, ishte një vendim shumë i vështirë, jo personal. Ka të bëjë me interesin e Shqipërisë dhe PD-së. Vendimin e mora vetë, sigurisht që jam konsultuar me të gjithë, me familjen time, mund të ketë pasur kundërshtime nuk do të thotë gjë. Jam konsultuar me partnerët tanë jetikë.