Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka zhvilluar sot një komunikim online me drejtuesit e Policisë dhe me Prefektët. Në fjalën e tij, Lleshaj tha se të gjithë policët nuk duhet të lejojnë të ngulet asnjë çadër pa leje.
“Një çadër e ngulur pa leje do konsiderohet më shumë se një bimë narkotike. Duhet të ketë reagim të shpejt dhe të ketë komunikim mes strukturave, Prefektet duhet të bashkëpunojnë”, u shpreh ministri.
Më tej ai tha se këto lloj krimesh dhe krimet mjedisore janë më të rënda se veprat e tjera penale.