Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Seanca maratonë, PS miraton në parim buxhetin 8.8 mld euro dhe paketën fiskale

08:03 / November 20, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4024
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një seancë të zgjatur parlamentare që vazhdoi rreth 16 orë dhe përfundoi rreth orës 03:00 të mëngjesit të datës 20 nëntor 2025, Kuvendi miratoi në parim projektbuxhetin e vitit 2026 me një fond prej 8.8 miliardë eurosh, së bashku me 8 projektligjet që përbëjnë paketën fiskale të vitit të ardhshëm.

Projektbuxheti u kalua vetëm me votat e mazhorancës socialiste, 83 pro, ndërsa opozita votoi kundër. Dy deputetë të PS-së, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, dolën nga linja e grupit duke mos marrë pjesë në disa prej votimeve të projektligjeve fiskale.

Braçe mungoi në votimin për ligjin e taksave vendore, ndërsa Sinaj nuk votoi dy nismat e lidhura me paqen fiskale.

Fondi prej 8.8 miliardë eurosh do të përdoret për mbulimin e shpenzimeve publike, duke përfshirë shëndetësinë, pagat, ndihmën ekonomike, pensionet, arsimin, punësimin, bujqësinë, infrastrukturën rrugore, drejtësinë dhe investimet në fushën e sigurisë në kuadër të angazhimeve ndaj NATO-s.

Si u votuan projektligjet?

  • Procedurat tatimore – 83 pro, 31 kundër
  • Tatimi mbi vlerën e shtuar – 83 pro, 32 kundër
  • Tatimi mbi të ardhurat – 82 pro, 32 kundër (Braçe nuk votoi)
  • Sistemi i taksave vendore – 83 pro, 32 kundër
  • Fatura dhe monitorimi i qarkullimit – 82 pro, 32 kundër (Sinaj nuk voton)
  • Marrëveshja e paqes fiskale – 83 pro, 31 kundër
  • Rivlerësimi i pasurisë së paluajtshme – 82 pro, 30 kundër (Sinaj nuk voton)
  • Fshirja dhe shuarja e detyrimeve tatimore – 83 pro, 32 kundër
  • Projektbuxheti 2026 – 83 pro, 32 kundër

Një nga ligjet më të rëndësishme të paketës është ai për faljen dhe shuarjen e detyrimeve tatimore, që parashikon heqjen e rreth 500 milionë eurove borxhe dhe gjoba të papaguara deri më 31 dhjetor 2014. Për detyrimet e krijuara nga viti 2015 deri në vitin 2024 do të ketë lehtësime, por bizneset duhet të shlyejnë një pjesë të shumave brenda vitit 2026.

Ndërkohë, “paqja fiskale” krijon mundësinë që bizneset me xhiro mbi 14 milionë lekë të nënshkruajnë një marrëveshje trevjeçare me administratën tatimore për të përcaktuar normën e fitimit të tyre. Fitimit të deklaruar i shtohet një marzh 18%, i cili tatohet me 15%, ndërsa çdo fitim që e kalon këtë nivel tatohet me 5%, duke u konsideruar një lehtësim për bizneset e mëdha.

Edhe projektligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme parashikon një normë tatimi prej vetëm 5% për përafrimin e vlerës së pronave me tregun, duke ulur ndjeshëm tatimin që aktualisht paguhet mbi fitimin nga shitja e pasurisë.

Ndryshimet e reja në ligjin e TVSH-së sjellin rikthimin e skemës së kompensimit për fermerët, të cilët do të përfitojnë 10% të vlerës së faturës që marrin nga grumbulluesit.

Kufizohet më tej edhe përdorimi i parasë në dorë: bizneset nuk mund të kryejnë pagesa mbi 100 mijë lekë mes tyre, ndërsa individët dhe të vetëpunësuarit nuk mund të bëjnë pagesa në cash mbi 500 mijë lekë.

Ligji i ri për taksat vendore parashikon përjashtimin nga taksa e ndikimit në infrastrukturë të të gjitha investimeve publike në arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale.

Në paketë përfshihen edhe ndryshimet për faturimin elektronik, si dhe lehtësime të reja fiskale për sponsorizimet në sport, kërkim dhe zhvillim.

buxhetin maratonë miraton PS seancë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.