Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Seanca për Veliajn, Ilir Rusmali kritikon vendimin e Kushtetueses: Po vendosni fatin e një akti administrativ

14:00 / October 31, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dfdfdfdfd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilltari i Presidentit, Ilir Rusmali kritikoi Gjykatën Kushtetuese për faktin se po merr në shqyrtim një çështje administrative.

Duke mbrojtur qëndrimin e kreut të shtetit në seancën e Gjykatës për kërkesën e Veliajt lidhur me shkarkimin nga qeveria, Rusmali tha se Kushtetuta e autorizon Gjykatën vetëm në dy raste dhe ky nuk është rasti i dekretit të kreut të shtetit.

“Dekreti i Presidentit ka qenë kushtetues në 1 tetor dhe ngelet i tillë sot se ka qenë kushtetues në atë datë. Ju e shihni veten kompetentë për të vendosur për dekretin, për shkak se e shihni të lidhur me çështjen. Për ne është e rëndësishme që ju nuk thatë sot që nuk është akt administrativ, ndryshe nga qëndrimet e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese. Ju e shihni të lidhur, është e drejta juaj. Ne shohim disa probleme të vogla që ndoshta nesër mund tu shqetësojnë edhe ju”, tha Rusmali.

Sipas tij “Ju do merrni një vendim në raport me dekretin dhe do përballeni me faktin se nuk është çështje e lidhur, pra bie vendimi i parë, bie dhe i dyti. Po vendosni fatin e një akti administrativ, kur kushtetuta nuk ua lejon këtë. Kushtetuta autorizon gjykatën të shqyrtojë aktin e kuvendit për shkarkimin e Presidentit dhe aktin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e organit të zgjedhur të qeverisjes vendore në rastet kur kryen shkelje të kushtetutës”.

“Çfarë do ndodhte nëse Presidenti do thoshte “nuk e marr për bazë vendimin e Qeverisë”? A nuk do ti bënte atentat në zemër shtetit ligjor? Presidenti është i detyruar të zbatojë ligjin, sa kohë që ligji është në fuqi. Ose mund të provokojë Kushtetuesen me një kërkesë. Nuk ka asnjë mundësi të shpikim sot një procedurë të re”.

Në nisje të seancë Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e presidencës për anulimin e vendimit për pezullimin e dekretit për zgjedhjet në Tiranë.

Erion Veliajn Gjykaten Kushtetuese keshilltari i presidentit seanca
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.