Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi tha se një ish-ministër kishte shtëpi në mes Tiranës dhe Gjirit të Lalzit dhe deklaronte 0 pasuri.
“Një ish-ministër që ka qenë në ministri shumë kohë, jo shumë larg përpara, kishte shtëpi në mes Tiranës, shtëpi në Gjirin e Lalzit. E shoqëronte Garda në shtëpinë këtu dhe regjistronte Garda: “E mora ministrin nga filan shtëpi thoshte, e çova në fundjavë në filan shtëpi në Gjirin e Lalzit”. Dhe ministri në deklaratatët e pasurisë deklaron që ka zero pasuri. Nëpërmjet këtij procesi, ky ministri nëse e ka shtëpinë në emër të Gazment Bardhit, do verifikohet si e bëri shtëpinë Gaz Bardhi“, tha ai për Opinion.