Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sekretari për mediat në PD, Edvin Kulluri: Berisha shkeli të gjitha parimet, s’ka politikan të përjetshëm

17:50 / December 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kulluri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari për mediat në PD, Edvin Kulluri foli për vendimin e Komisionit të Mandateve për votimin pro heqjes së imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kulluri u shpreh se PD sot ka nevojë për një projekt politik dhe se ajo çfarë u ofrua nga Berisha ishte vetëm një projekt personal.

Lexo edhe :

Related Posts

  • Berisha 1
    SPAK një hap larg arrestimit të Berishës, ja çfarë ndodh të enjten. Grupi Basha: Ne do votojmë pro

“Kjo punë besoj në këtë mënyrë do të arrinte. Edhe zoti Berisha edhe ata deputetë që nuk ishin në sallë, kanë votuar pro heqjes së Saimir Tahirit dhe Arben Ahmetaj dhe nuk ka kuptim të mos votosh për heqjen e imunitetit të zotit Berisha. Pra nuk ke pse pengon hetimin nga organi i akuzës. Do të ishte një arritje e madhe po të kishim barazi para ligjit për të gjithë qytetarët. Nuk kemi pse të protestojmë për një politikan në këtë rast, zotin Berisha dhe jo për një tjetër”, tha Kulluri.

Gjatë kësaj interviste, Kulluri tha se Berisha është në gjendje të trazuar dhe se nuk është i qetë.

“Ka rënë mbështetja ndaj ish-kryeministrit dhe kjo është produkt i të gjithë vendimeve të tij që pas 2013, pasi shumë herë nuk e ka mbajtur fjalën. Zoti Berisha i shkeli të gjitha parimet. Nuk e mbajti fjalët për t’u larguar nëse humbiste zgjedhjet. Pra ka zhgënjyer opinionin publik dhe të gjithë mbështetësit e tij. Madje do të jenë gjithmonë e më pak. Berisha i ka prishur të gjitha elementet e virtytit, nuk ka politikan të përjetshëm. Kostoja që i është dhënë PD prej veprimeve dhe mosveprimeve të zotit Berisha ka qenë e madhe. Duhet hapur një perspektivë e re, pasi të gjithë e dinë se kjo rrugë nuk çon askund”, tha ndër të tjera ai.

Sa i përket kreut të PD Lulzim Basha dhe qëndrimit të tij, Kulluri tha se ka mbajtur qëndrime dhe se është shprehur për çështje të tjera, në takimet me strukturat e partisë dhe qytetarë.

“Për këtë çështje besoj do jetë i qartë qëndrimi të enjten në Kuvend. Do të jemi, ky konflikt i stisur nga Berisha për çështjen e non-gratës”, tha ndër të tjera ai.

Kulluri Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.