Luani me ngjyrat, me format origjinale dhe diçka të njohur që ata e duan shumë. Ku mund të jetë një fillim i mbarë që fëmijët tuaj të pëlqejnë perimet. Bëni pjata argëtuese, të bukura dhe të shijshme. Pa dyshim një ide e mirë për të sjellë fëmijët më pranë perimeve.
Fëmijët duan të shohin një tavolinë të ndritshme dhe ngjyra tepër të ndezura. Duke u nisur nga kjo, për të tërhequr vëmendjen e tyre dhe për t’i bërë kuriozë. A keni provuar ndonjëherë të futni perime të pagatuara në shkop dhe t’i gatuani si në skarë?
Gjithashtu, për të bërë që fëmijët tuaj të hanë domate të freskëta, i përdorni ato si një kapele për vezët dhe në fund i vendosini të gjitha në një livadh të bukur me sallatë jeshile.
Dhe pse të mos krijoni një bretkosë të bukur me një vezë të zier të prerë në gjysmë, ku për të bërë sytë përdorni bizele dhe një rrip me keçap për të krijuar një buzëqeshje të ëmbël?
Të bukur dhe të shijshëm janë “kërmijtë” dhe spinaqi në omëletë, disa rrotullime të bukura të verdha dhe të gjelbëra të vendosura në një rrip karotash për një shëtitje në një shtrat sallate.
Ka ide dhe forma të ndryshme, ne ju servirëm disa. Provojini!