Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Sekuestrohen 3 ton kokainë e nisur nga Ekuadori në Spanjë, arrestohen 11 trafikantë disa prej tyre edhe shqiptarë

20:10 / December 1, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spanje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një mega-operacion i Policisë spanjolle ka rezultuar në sekuestrimin e më shumë se 3 tonëve kokainë dhe arrestimin e 11 anëtarëve të dyshuar të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, i përbërë nga shqiptarë, kolumbianë dhe spanjollë në Xirivella.

Disa nga trafikantët u përpoqën të arratiseshin në momentin e sekuestrimit të drogës, por agjentët e antidrogës i penguan me një kordon policie.

Sipas mediave spanjolle operacioni antidrogë u zhvillua rreth orës 13:45 të së enjtes pasi hetuesit po ndiqnin një kamion që transportonte një kontenier me kokainë të kamufluar si sheqer.

Pasi kanë rrethuar automjetin dhe kanë vëzhguar të dyshuarit, një grup agjentësh antidrogë kanë arrestuar trafikantët pikërisht teksa po përgatiteshin të nxirrnin sasinë e kokainës nga struktura metalike e kontejnerit.

“Policia veproi shumë shpejt. Pesë ose gjashtë oficerë të veshur me jelek antiplumb hynë dhe u hodhën mbi dy nga burrat që ishin në tarracë. Një tjetër që ishte në tavolinë u ngjit me vrap shkallët për në katin e dytë, por pak pasi e zbritën me duar në pranga”, tha një dëshmitar okular.

Ngarkesa e drogës mbërriti në portin e Valencias në dy kontejnerë nga Guayaquil i Ekuadorit.

11 trafikante 3 ton kokaine Sekuestrohen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.