Pasditen e sotme janë sekluestruar 6.5 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit. Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se lënda narkotike është sekuestruar në kuadër të operacionit “Rada” të nisur që në datë 13 korrik të këtij viti ku u gjetën 11 kg e 675 gr. lëndë narkotike kokainë.
Në kontejnerin e të njëjtës kompani, “Alba Exotic Fruit”, sot janë gjetur 6.5 kilogramë të tjera kokaine, të fshehura në një nga kapakët e një prej dhjetë kontejnerëve që janë skanuar.
Kokaina, siç edhe shihet në foto ishte e ndarë në katër pako dhe ishte ngjitur në kapakun e një prej dhjetë konteinerëve që sjellin banane nga Ekuadori.