Policia e Shkodrës në bashkëpunim me forcat “Shqiponja” kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Kir”, gjatë të cilit janë sekuestruar lëndë narkotike, armë, radio marrëse-dhënëse.
Po ashtu i bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit K.Gj., 45 vjeç, nga fshatin Kir.
Arrestimi u bë mbi bazën e informacioneve operative, se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Kir, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:- 4.5 kg kanabis;- 2 armë zjarri automatike;- 19 kapsolla per lende plasëse;- 10 metër fitil zjarrpërcjellës;- 10 krehera; – 77 fishekë;- 2 radio marrëse e dhënëse.
Policia e Shkodrës sqaron gjithashtu se vijon puna për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.