54.963 kilogramë marijuanë janë sekuestruar ditën e sotme në pikën doganorë Morinë në Kukës.
Lënda narkotike ishte ngarkuar në një automjet Opel Meriva, drejtuar nga shtetasi me iniciale A.K.
Gjatë kontrollit nga doganierët, dyshemeja e automjetit u duk e dyshimtë dhe për këtë u dërgua për kontroll më të detajuar në vijë të dytë në Doganën Kosovare, ku më pas u zbulua lënda narkotike.