Një sasi kanabisi që arrinte vlerën marramendëse prej 2.2 milionë Euro është sekuestruar nga autoritetet në qarkun Donegal, (Donegal është një qark i cili ndodhet në Irlandë).
Policia dhe oficerët e të ardhurave kapën drogën në Lifford të martën në një operacion të përbashkët që përfshin Byronë Kombëtare të Drogave dhe Krimit të Organizuar Garda dhe Njësinë e Divizionit të Drogave Donegal dhe Shërbimin Doganor të të Ardhurave.
Në operacion u sekuestruan rreth 112 kg kanabis me një vlerë të vlerësuar prej 2.2 milion €. Sipas asaj që kanë arritur të mësojnë mediat e huaja, dy burra rreth të 30-ve janë arrestuar në lidhje me sasinë e kapur. Aktualisht ata ndodhen në paraburgim, ndërkohë që hetimet vazhdojnë nëse ka persona të tjetrë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.