Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Selia e PS-së më me vlerë se Teatri Kombëtar? Mazniku e thotë troç: Po, ai ishte me dru të kalbur e teneqe! Feziu: Godina juaj ka ndërruar 15 herë fasadë

23:19 / May 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mazniku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I ftuar në emisionin “Opinion”, Mazniku u pyet nga gazetari Blendi Fevziu se përse godian e Partisë Socialiste u restaruar ndërsa Teatri jo, Mazniku tha se godina e Teatrit nuk mund të restaurohej, pasi ka pasur probleme shumë të rënda me strukturën dhe të parikonstruktueshme.

Zëvendës kryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku ka lënë të nënkuptohej se godina e selisë së Partisë Socialiste ka një vlerë historike shumë më të madhe historike se sa godina e Teatrit Kombëtar, që u shemb para dy ditëve.

Mazniku u shpreh se Bashkia nuk është insitucioni përgjegjës për shpalljen e objekteve monument kulture dhe shtoi se ky objekt prej vitit ‘58 ishte raportuar se kishte probleme me strukturën duke theskuar se që në vitin 2004, Teatri Kombëtar ishte quajtur si një objekt pa vlerë.

Pjesë nga biseda:

Fevziu: Selia e Partisë Socialiste, monument kulture, ndërtesë me vlerë. Teatri Kombëtar monument pa vlerë. Selia e PS e ka ndërruar fasadën rreth 15 herë. Selia e Partisë Socialiste, e cila mund të jetë më me vlerë se Teatri Kombëtar?

Mazniku: Po patjetër! Që në vitin ’58…Objekti i Teatrit ka pasur probleme në lidhje me strukturën.

Fevziu: Ka shumë godina historike që mund të kenë probleme me strukturën. Mund të kenë probleme të pariparueshme?

Mazniku: Po, ishte, i parikonstruktueshëm. Pastaj, mënyra se si hiqen dhe vihen është debat që mund ta bëni me organet respektive. Ne nuk merremi me këtë punë si institucion. Teatri nuk ka qenë kurrë monument kulture. Lista e publikuar në vitin 2004 ka treguar se ishte një objekt pa vlerë.

Ka qenë brenda linjës muzeale, edhe kullat binjake kanë qenë aty. Thelbi është që fakti që janë brenda një zone nuk e ndryshon thelbin, duhen vlerësuar rast pas rasti. Objekti ishte me dërrasë dhe kashtë. Tallashi dhe druri i kalbur me cati teneqe nuk ruhet dot. Bërja e një objekti nga fillimi është qesharake.

Mazniku selia e ps teatri teneqe troç
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.