Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Sëmundja autoimune rezultoi fatale”, Harxhi flet për ditët e fundit të ish-Presidentit Nishani

22:42 / May 31, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
harxhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy pneumoni përkeqësuan gjendjen shëndetësore të ish-Presidentit Bujar Nishani dhe një sëmundje autoimune rezultoi fatale për jetën e tij. Mikja e të ndjerit Nishani tregon në “Top Story” për komunikimin e fundit që ka pasur me të dhe informacionet pesimiste që mori nga Berlini, ku ish-kreu i shtetit po trajtohet, aty ku dhe ndërroi jetë.

“Kaloi një komplikacion pas dy pneumonish, për një periudhë të shkurtër u shtrua në senatorium, pastaj në një nga spitalet me të mira në Europë, në Berliln. Situata u vështirësua ditët e fundit. Gjithë shërbimi që ka qenë në Gjermani ishte për qetësimin e mushkërive, që ishin përkeqësuar. U trajtua më pas për një sëmundje autoimmune, që rezultoi fatale.

Që pas pneumonisë së parë, nuk kam komunikuar me të, por kam qenë në kontakt me familjen”.

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike kujton mbështetjen që Nishani i ka dhënë gjatë fundit të vitit të kaluar, kur ajo kandidonte për drejtimin e Partisë Demokratike. Qëndrimi i tij se kohës së Lulzim Bashës i kishte ardhur fundi në PD dhe nuk duhet të ishte më kryetar, e nxiti ish-Presidentin të bënte një punë të palodhur me shumë këmbëngulje, pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore, shprehet Harxhi.

“Kam qenë e afërt për shumë vite, dhe me familjen e tij. Gjithçka u rikthye vetë me mbështetjen që Nishani më dha për të kandiduar për kreun e PD-së. Erdhi për të bashkëpunuar, për të ndihmuar partinë. Basha ia kishte kërkuar disa herë kthimin, Nishani kishte qenë i tërhequr, erdhi kur mendoi se ne duhet të dilnim dhe të sfidonim atë që po ndodhte në PD.  

Më kujtohet ajo periudha dy javore e fushatës, që as fushatë nuk quhet. U kthyem nga Saranda në datën 30, dhe në 31 shkuam në Tropojë. Për dy javë kemi bërë 6.000 km. Është e lodhshme, por ai nuk ndalej. Ai e kuptonte që koha e Bashës kishte mbaruar, dhe krahas vullnetit për të më mbështetur mua, i shtohej dhe dëshira për të larguar Bashën”.

Sipas Harxhit, Nishani dëshironte rikthimin e Sali Berishës tek e djathta: “Ai mezi e priste rikthimin e doktorit në krye të PD. Mendonte se Berisha mund të bënte bashkimin e PD në këto momente”.

Bujar Nishani  ishte i pari që iu kundërvu Lulzim Bashës dhe kërkoi largimin e tij pas zgjedhjeve të 25 prillit. Largimi i parakohshëm nga jeta i Bujar Nishanit hidhëroi jo vetëm njerëzit pranë tij, por edhe kundërshtarët politik brenda dhe jashtë Partisë Demokratike.

Arkmorti i presidentit të ndjerë Bujar Nishani, do të vendoset në sallën Skëndërbeu në Presidencë të mërkurën datë 1 qershor, për homazhe për miqtë dhe dashamirësit duke nisur nga ora 10:00.

Të enjten e 2 qershorit në harkun kohor 10:00-12:00 do zhvillohen homazhe sipas ceremonialit dhe protokollit të shtetit. Arkmorti i president Nishanit do ta lërë Presidencën në ora 12:00 për t’ju drejtuar varrezave të Sharrës për ceremoninë e varrimit.

Bujar Nishani edit harxhi semundja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.