Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Sëmundja e kancerit i mori të atin, Ronaldo Sharka bën dedikimin prekës

22:00 / February 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ronaldoo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ronaldo Sharka ka reaguar pak ditë pas humbjes së babait të tij nga sëmundja e kancerit. Duke shprehur falenderime dhe mirënjohje për këdo që e ka mbështetur dhe ngushëlluar, gazetari kërkon falje që s’ka mundur t’i përgjigjet në kohë mesazheve të marra. Në një shkrim të gjatë, kushtuar të atit, Ronaldo bashkangjit momentin emocionues, atë të përqafimit me babain brenda ‘Big Brother VIP’.

Prekës është ajo që Ronaldo shkruan ndër rreshta. Gazetari tregon se ka falenderuar Zotin, që mundi të dalë nga Big Brother në momentin që i ati kishte më shumë nevojë për të.

Mesazhi i Ronaldos:

Ky postim për të gjithë ju! Në emrin tim dhe të familjes time, ju falenderojmë publikisht për ngushëllimet dhe të gjithë mbështetjen emocionale që na keni dhënë të gjithë, jo vetëm të afërmit, shoqëria e kolegët, por të gjithë shqiptarët, ndaj ju kërkoj ndjesë publikisht nëse nuk kam mundur t’i përgjigjem mesazheve tuaja, por besoj që më mirëkuptoni në këtë pjesë, pasi janë me mijëra. Në një moment të dytë do ulem dhe do i shoh një për një. Dhimbjen nuk e shëron asgjë, koha mbase, por ju na keni dhënë shumë dashuri këto ditë ndaj na e keni lehtësuar sado pak. Im atë u largua i ri, vetëm 52 vite jetë pavarësisht që sëmundja e “plaku” para kohe, ama në 52 vite jetë tregoi që mundet edhe të jesh njeri i mirë, në këtë botë komplekse dhe pavarësisht “plakjes” fizike, sëmundja nuk ia doli t’i plakte shpirtin dhe zemrën. Ky Big Brother ndoshta nuk ishte i imi, ama për tim atë po. Do kem gjithë jetën kujtimin më të bukur, përqafimin më të ndjerë me audio dhe video, që sa herë të më marrë malli do e shoh. Këto ditë kam falenderuar Zotin që kam dalë nga shtëpia pikërisht në atë moment, kur im atë kishte nevojë për mua. Faleminderit edhe një herë, nuk di si t’ju falenderoj madje, por faleminderit nga zemra. Babi, të dua.

Kujtojmë se babai i Ronaldos u fut në ‘Big Brother VIP’ për të surprizuar djalin e tij. Edhe pse ishte i lodhur, nga sëmundja e rëndë, ai nuk la pa gëzuar të birin, i cili tashmë ka një kujtim të bukur me babain që do e shohë gjithë jetës.

Babai kanceri Ronaldo Sharka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.