Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Senati amerikan miraton marrëveshjen për t’i dhënë fund bllokimit të qeverisë

08:53 / November 10, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3492
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Senati amerikan ka miratuar një marrëveshje për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë, duke hapur rrugën për zgjidhjen e ngërçit më të gjatë në historinë e vendit.

Pas një fundjave negociatash në Washington, një grup i vogël demokratësh iu bashkua republikanëve dhe votuan pro marrëveshjes. Votimi ishte një hap procedural drejt miratimit të kompromisit për financimin e qeverisë, e cila kishte mbetur pa fonde që nga 1 tetori.

Pikat kryesore të marrëveshjes përfshijnë:

-Rihapjen e qeverisë deri më 30 janar, me mundësinë e një tjetër mbylljeje në fillim të vitit të ardhshëm.

-Pagesa për të gjithë punonjësit federalë për kohën e mbylljes.

-Financim për Programin e Ndihmës Ushqimore (SNAP) deri në shtatorin e ardhshëm, që mbështet 1 në 8 amerikanë me të ardhura të ulëta.

-Një votim në dhjetor për zgjatjen e subvencioneve të kujdesit shëndetësor, një çështje kyçe për demokratët.

Mbyllja aktuale ishte më e gjata në historinë e SHBA-ve, duke lënë rreth 1.4 milion punonjës federalë duke punuar pa u paguar, dhe duke ndikuar në shërbime si udhëtimet ajrore dhe ndihmat ushqimore për 41 milion amerikanë me të ardhura të ulëta.

Siç shkruan BBC, marrëveshja u negociua nga udhëheqësi i shumicës në Senat, John Thune, dhe Shtëpia e Bardhë, me pjesëmarrjen e senatorëve demokratë Jeanne Shaheen dhe Maggie Hassan nga New Hampshire, si dhe Angus King nga Maine, një i pavarur që bashkëpunon me demokratët.

Republikanët, që kanë shumicën 53-47 në Senat, kishin nevojë për të paktën 60 vota për të kaluar masën. Ata siguruan tetë vota nga demokratët, ndërsa humbën vetëm një votë nga senatori Rand Paul i Kentakit, i cili kundërshtoi marrëveshjen duke thënë se do të rrisë borxhin kombëtar.

Megjithatë, disa demokratë të profilit të lartë i kritikuan kolegët e tyre që mbështetën marrëveshjen pa garanci konkrete për kujdesin shëndetësor. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, e quajti vendimin “të mjerë”.

Udhëheqësi demokrat në Senat, Chuck Schumer, deklaroi se do të votojë kundër marrëveshjes, duke thënë: “Ky projektligj nuk bën asgjë për të siguruar që kriza e kujdesit shëndetësor të zgjidhet.”

Marrëveshja duhet ende të miratohet nga Dhoma e Përfaqësuesve, ku pritet të përballet me sfida të tjera përpara se qeveria të rifillojë plotësisht funksionimin e saj.

bllokimi miraton qeverisë senati
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.