Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Senati e shfajëson presidentin Trump nga akuzat

22:59 / February 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u lirua nga akuzat për abuzim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit, të cilat përbëjnë bazë për shkarkim nga detyra.

Senati i Shteteve të Bashkuara, i udhëhequr nga Partia Republikane e Presidentit, votoi të mërkurën për shfajësimin e tij.

Votimi u zhvillua veç e veç për të dyja akuzat.

Për akuzën e parë – abuzim të pushtetit – 52 senatorë votuan për shfajësimin e presidentit, ndërsa 48 për fajësimin e tij.

Ndërkaq, për akuzën e dytë – pengim të punës së Kongresit – 53 vota ishin për shfajësim, 47 për fajësim.

Për shkarkimin e presidentit nga detyra do të duheshin dy të tretat e votave të Senatit prej 100 anëtarësh.

Nga Partia Republikane vetëm Mitt Romney votoi për fajësimin e tij për abuzim të pushtetit.

Akuzat kundër Trumpit janë ngritur në muajin dhjetor nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së, e udhëhequr nga demokratët.

Në janar, çështja ka kaluar në Senat, ku akuzuesit dhe ekipi mbrojtës i Presidentit kanë paraqitur argumentet e tyre.

Trump është Presidenti i tretë në historinë e Shteteve të Bashkuara që është përballur me mundësinë e fajësimit nga Senati dhe rrjedhimisht shkarkimin nga detyra.

Sipas akuzave të ngritura, Trump i ka bërë presion Ukrainës për të zbuluar informacione të dëmshme për rivalin e tij politik, Joe Biden.

Në këmbim të favoreve nga Ukraina, Trump është akuzuar për mbajtjen e dy gjërave pezull: të ndihmës ushtarake për Ukrainën, në vlerë prej 400 milionë dollarësh, dhe të një takimi në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Me këto veprime, sipas demokratëve, Trump ka abuzuar me pushtetin, pasi ka përdorur zyrën e Presidentit për përfitime politike personale dhe në dëm të sigurisë kombëtare.

Trump është akuzuar edhe për pengim të punës së Kongresit, pasi ka refuzuar të bashkëpunojë në hetime.

pafajshem senati trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.