Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Senati miraton kandidaturën e Trump për postin e drejtorit të Buxhetit

20:34 / February 7, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vought
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Senati amerikan i udhëhequr nga republikanët konfirmoi të enjten kandidatin e Presidentit Donald Trump, Russell Vought, për postin e Drejtorit të zyrës së Menaxhimit të Buxhetit, duke i dhënë frenat e financave të qeverisë një konservatori të vijës së ashpër, që mbron filozofinë e reduktimit të kompetencave të Kongresit mbi paratë e taksapaguesve.

Kandidatura e Vought, u miratua me me 53 pro dhe 47 kundër, pas një seance maratonë, gjatë së cilës demokratët e akuzuan atë si një ideolog të rrezikshëm të ekstremit të djathtë dhe kritikuan republikanët për konfirmimin e kandidaturës së Presidentit Trump, pa bërë shqyrtimin e duhur.

Vought, i cili drejtoi Zyrën e Menaxhimit dhe Buxhetit edhe gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump, shkaktoi shqetësime mes anëtarëve të të dyja partive, me kritikat e tij ndaj një ligji të vitit 1974, që parandalon presidentët të bllokojnë në mënyrë të njëanshme fondet e miratuara nga Kongresi.

Në seancat dëgjimore për konfirmimin e tij në dy komisione të Senatit (Komisioni për Sigurinë Kombëtare dhe ai për Buxhetin), Vought tha vazhdimisht se besonte se ky ligj ishte antikushtetues, një pozicion që edhe kryetarët republikanë të komisionëve, thanë se nuk e mbështesnin plotësisht.

Javën e kaluar, Zyra e Buxhetit të Shtëpisë së Bardhë lëshoi një urdhër për ngrirjen e qindra miliarda dollarëve në ndihma financiare, apo kredi federale.

Shtëpia e Bardhë tha se ngrirja ishte e nevojshme për t’u siguruar që programet e ndihmës të ishin në përputhje me prioritetet e Presidentit Trump.

Shtëpia e Bardhë e anuloi urdhrin, pas vendimit të një gjykatësi federal që bllokoi përkohësisht ngrirjen e fondeve.

Megjithatë vendimi i administratës ngjalli frikë të gjerë mbi fatin e shërbimeve thelbësore të financuara nga qeveria si dhe shqetësime se Presidenti Trump mund të ndërmarrë veprime të njëanshme kundër programeve të tjera të financuara nga qeveria.

Demokratët u përpoqën të lidhin rolin e Vought në hartimin e dokumentit të së djathtës ekstreme të njohur si “Projekti 2025”, me një sërë veprimesh të administratës, përfshirë veprimet e njëanshme që në thelb po çojnë drejt mbylljes së Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe shkarkimin e prokurorëve në Departamentin e Drejtësisë.

“Qoftë ajo çka po ndodh me punonjësit federalë, me USAID-in, me prokurorët e Departamentit të Drejtësisë, e gjithë kjo është vepër e Russell Vought-it“, tha udhëheqësi demokrat i Senatit Chuck Schumer gjatë fjalës së tij në seancën e konfirmimit të Vought.

Schumer shtoi se “ai po punon për të dëmtuar amerikanët”.

Republikanët vlerësuan përvojën e Vought si drejtor për Buxhetin dhe rolin ai do të luajë në shkurtimin e atyre që ata i cilësuan shpenzimeve të kota qeveritare.

“Identifikimi i mënyrave për të frenuar shpenzimet tona – duke patur si objektiv paratë që shkojnë dëm, duhet të jetë përparësi. Jam i bindur se Vought do të luajë një rol udhëheqës drejt arritjes së këtij objektivi”, tha këtë javë udhëheqësi i shumicës në Senat, John Thune.

“Nuk ka dyshim se ai do të veprojë me shpejtësi në këtë drejtim”, shtoi ai.

buxheti drejtor senati
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

08:39 / February 10, 2026

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.