Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Senatori demokrat dhe bashkëshortja e tij akuzohen për korrupsion

18:04 / September 22, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
131230464 gettyimages 1397610490
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Senatori demokrat nga Nju Xhersi, Robert Menendez dhe bashkëshortja e tij janë akuzuar nga prokuroria e Manhatanit për marrje ryshfeti. Aktakuza lidhet me marrëdhëniet e tyre të dyshuar korruptive, me tre biznesmenë të Nju Xhersit, thanë prokurorët federalë të premten.

Sipas zyrës së Prokurorit të Manhatanit, senatori dhe bashkëshortja e tij, akuzohen se kishin pranuar me mijëra dollarë në formë ryshfeti, në këmbim të përdorimit të pushtetit dhe ndikimit të zotit Menendez si senator, për t’u ofruar mbrojtje, si dhe përfitime biznesmenëve dhe qeverisë së Egjiptit.

Prokurorët thanë se ryshfetet përfshinin para, flori, pagesa për një kredi për shtëpi, kompensim për një punë me kërkesa minimale, një automjet luksoz dhe sende të tjera me vlerë.

Menendez dhe bashkëshortja e tij përballen me nga tre akuza penale secili.

Menendez, kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, ishte akuzuar më parë në Nju Xhersi për përfitime në formën e udhëtimeve private me avion, kontribute për fushatën, e ryshfete të tjera nga një mbështetës i tij i pasur, në këmbim të favoreve zyrtare. Por në vitin 2017, gjyqi ndaj tij përfundoi pa vendim, pasi juria nuk arriti të binte dakort nëse ai ishte ose jo i fajshëm./VOA

Robert Menendez Ryshfet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.