Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Serbia do të kishte ardhur deri në Drin nëse nuk do të ishte fortifikuar veriu”, deklarata e fortë e ish-presidentit Moisiu

21:23 / July 13, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1711982698ximg 4800 534
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka folur për trashëgiminë e fortifikimeve masive gjatë komunizmit, duke i quajtur ato një strategji që kishte më shumë motive politike sesa nevoja reale për t’u mbrojtur nga sulme të jashtme.

Në një intervistë në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, Moisiu tha se as NATO, as Bashkimi Sovjetik nuk do ta kishin sulmuar Shqipërinë në atë kohë.

“As NATO dhe as Bashkimi Sovjetik nuk do ta kishin sulmuar kurrë Shqipërinë pavarësisht fortifikimit që bënte koha. Ajo ka qenë edhe për qëllime politike ai fortifikim tepër masiv që është bërë në komunizëm, edhe për të mbuluar boshllëqet e kohës.”

Ai theksoi nivelin e lartë të militarizimit të vendit gjatë regjimit komunist: “Ne ishim të militarizuar deri në kulm. Brenda 48 orësh, Shqipëria vinte nën armë gjysmë milioni ushtarë dhe nuk është pak. Morëm modelin e Zvicrës, të Izraelit, por problemi është se ne avionë kishim, por jo të kohës, tanket i kishim, megjithatë për rajonin ishin tamam ata. Ne nuk kishim pak, por 1200 tanke kishte ushtria shqiptare, 1500 kishte Jugosllavia që kishte të gjithë atë kufi. Këto ne tani i bëmë skrap. Nuk dua të hyj në këto gjëra se më prishet gjaku!”

Ndërkohë, Moisiu lëshoi edhe një deklaratë të fortë, duke thënë se nëse nuk do të ishte fortifikuar veriu gjatë luftës së Kosovës, Serbia do të kishte ardhur deri në Drin. “U teprua me fortifikimin, por ishte i domosdoshëm. Kur u bë lufta e Kosovës, po të mos ishte fortifikuar veriu, serbët do të kishin hyrë deri në Drin. Bota nuk do të merrej më me Kosovën”, tha Moisiu duke shtuar më tej se tashmë ushtria nxirret për të pastruar plazhet.

drin moisiu Serbia ushtria veriu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.