Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Serbia fton të rinjtë vullnetarë për shërbim ushtarak

21:39 / November 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ushtria serbe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Serbisë kanë shpallur konkurs për të rinjtë që duan ta kryejnë shërbimin ushtarak për vitin 2024 duke provokuar në këtë mënyrë pasi tensionet në Ballkanin Perëndimor janë në rritje viteve të fundit, përfshirë edhe veriun e Kosovës.

Përmes një njoftimi janë ftuar të rinjtë e moshës 19 deri në 30 vjeç që ta bëjnë këtë aplikim. ”Ftojmë të gjithë të rinjtë dhe të rejat e interesuara që do të jenë nga 19 deri në 30 vjeç në vitin 2024, dhe që nuk kanë kryer më parë shërbimin ushtarak me armë, të aplikojnë për shërbimin vullnetar ushtarak, si dhe për trajnimin ushtarak për oficerë rezervë”, thuhet në njoftim.

Këtij njoftimi i jepet konotacion nacionalist, ku thuhet se “kjo tregon patriotizëm ndaj Serbisë”.

Për këtë shpallje të Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë, ka reaguar Octopus Institute, ku thuhet se edhe Kosova duhet t’i ftojë të rinjtë në shërbim ushtarak.

“Qeveria e Kosovës duhet t’i thërrasë rininë e saj që vullnetarisht t’i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës. Është thelbësore të jesh i përgatitur, veçanërisht në dritën e thirrjes së fundit të Serbisë”, thuhet në reagimine këtij instituti në platformën “X”.

Ditë më parë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kishte deklaruar se “ka informacione që Rusia po planifikon konflikt në Ballkan”.

Po ashtu, sekretari i NATO’s, Jens Stoltenberg, kishte bërë një vizitë në Kosovë dhe Serbi ku kishte kërkuar nga dy shtetet që të jenë të hapura për dialog.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në platformën “X”, të martën për bazat ushtarake të Serbisë për rreth kufirit të Kosovës.

Më 24 shtator një grup terrorist në krye me Milan Radojçiq sulmuan Policinë e Kosovës, ku vranë policin Afrim Bunjakun, tashmë hero i Kosovës.

Serbia sherbim ushtarak vullnetare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.