Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen së shpejti. Në një sfidë të hapur me opozitën presidenti serb tha se zgjedhjet parlamentare do të kombinohen me ato lokale. Ai deklaroi se nuk është opozita ajo që vendos se cilat zgjedhje do të mbahen përsa kohë është minorancë në kuvendin aktual.
Sipas analisteve ne Beograd është e sigurt se pragu i tre përqindëshit do të jetë sërish i diskutueshëm për shumëkënd. Sipas tyre do të shihet se çfarë koalicionesh do të krijohen, kush do të shkojë me kë, dhe se cilat aleanca më të forta do të duhet të formohen.
Opozita aktuale serbe po përpiqet që të gjejë formula elektorale me të cilat mund të shkojë në zgjedhjet e ardhshme ndoshta në një listë të përbashkët. Qeveria e Ana Brnabic u formua në gusht 2022, por kryeministrja ishte e para që kërkoi kohët e fundit që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas protestave masive të opozitës.