Policia e Kurbinit ka zbuluar një miniserë në një shtëpi në Milot, ku ishin mbjellë 295 fara kanabisi.
Sipas burimeve zyrtare është arrestuar edhe kultivuesi i tyre, F.H., 50 vjeç. Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj vepre penale, për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale të tentativës për kultivim tê bimëve narkotike.