Tre qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend nga COVID. Pacientët ishin nga Fieri, Tirana dhe Kamza, 60-76 vjeç.
Sakaq, janë identifikuar 1084 raste të reja pozitive me koronavirus nga 2413 testime të kryera. Numrin më të lartë të të infektuarve e shënon Tirana, ndjekur nga Durrësi dhe Lushnja.
Aktualisht në spital po marrin trajtim 29 pacientë, ndërsa janë shëruar edhe 1527 qytetarë të tjerë.