Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në qytetin e Vlorës, në zonën e Radhimës. Mësohet se zjarri rrezikon të prekë banesat dhe hotelet që ndodhen pranë vatrës, ndërsa pusuuesit janë trembur.
Shërbimi zjarrfikës ka mbërritur në vendin e ngjarjes me tre autobote dhe 15 punonjës po luftojnë me flakët.
Një tjetër zjarr aktiv në Vlorë është në gadishullin e Karaburunit. Zjarri me përmasa të mëdha përfshiu thuajse te gjithë bimësinë e Karaburunit.
Situata ishte problematike pasi flakët të ndihmuara dhe nga era iu afruan Parkut Kombëtar të Llogorasë.