Dasmja është padyshumi dita më e bukur e jetës së çiftit dhe çdo gjë duhet të shkoje siç duhet.
Kështu që nëse keni vendosur të martoheni këtë vit dhe dëshironi që në dasmën tuaj të dukeni sa më e bukur, ja disa nga tendencat e fundit. Por mos harroni çdo nuse duhet të adaptoje tendencat e fundit duke i përshtatur gjithmonë ato me stilin e saj.
Gërshet pak ndryshe
Të gjitha i duam gërshetat, por kjo nuk do të thotë se duhet të bëjmë vetëm ato klasik që jemi mësuar gjatë fëmijërisë. Nje ide e vecantë është nderthurja e gërshetave holandeze me llojin Moicana, kombinimi ideal për rastin tuaj.
Aksesorët
Detaji ben ndryshimin! Nëse flokët tuaja do të jenë të thjeshta dhe makijazhi gjithashtu atëherë duhet të zbukuroni fytyrën me aksesorë shtesë që me siguri do t’ju japin më tepër hijeshi.
Stili minimal
Stili minimal nuk do të dalë kurrë jashtë modës, në këtë stil në pah është bukuria juaj natyrale.
Kurora
E kundërta e asaj që thamë më lart. Në këtë stil ne hasim aksesorin më klas, për të zbukuruar kokën dhe natyrisht bëhemi protagonist edhe sikur hairstyle të mos ketë patur sukses, kurora është ajo që tërheq vëmendjen.
Buzekuqi i kuq
Buzëkuqi i kuq është ideal në ditën e dasmës por i kombinuar me një grim të lehtë sysh. Mos harroni që buzëkuqi i kuq del me mirë në foto.
/