Më në fund dolën disa detaje për “Emily in Paris”, sezonin e tretë. Historia e dashurisë së Emily dhe Gabriel sërish do jetë kryefjalë e serive, por këtë herë, protagonist (më shumë sesa e prisni) do jetë Lucien Laviscount, që luan Alfie, të dashurin e ri të Emily.
Seritë e sezonit të dytë u mbyllën me lajmin e largimit të tij në Londër, ndërsa historia me Emily mbeti pezull. Nga ana tjetër ndërhyrjet e Gabriel për të marrë vëmendjen e Emily, pavarsisht fejesës me mikeshën e saj, do i trazojnë sërish seritë.
Episodet e reja të serialit të diskutuar pritet të dalin në fund të këtij viti në Netflix. Ndërsa nuk dihet çfarë fundi do ketë jeta sentimentale e Emily dhe protagonistëve të tjerë. Po karriera e saj?