Kryeministri Edi Rama u shpreh se për sezonin e ri duhet qetësi, rregull, pastërti dhe lehtësi të paharrueshme që të huajt që vijnë këtu të largohen me kujtimin se në Shqipëri gjetën atë që nuk e prisnin.
Rama paralajmëroi masa të ashpra për efektivët, nga drejtuesi i policisë së qarkut deri të shefat e komisariateve, në rast mos zbatimi të ligjit.
Ai shtoi se masa duhet të merren dhe për ato që nuk respektojnë ligjin, duke vendosur muzikë edhe pas orarit të lejuar.