Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sfida me Çekinë, Ajeti-tifozëve: Të respektojmë kundërshtarin

18:12 / November 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ajeti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të shtunë, Shqipëria luan përballë Republikës Çeke në ”Arenën Kombëtare” për Ligën e Kombeve, në Grupin B1. Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti këtë mbrëmje gjatë konferencës për shtyp, u shpreh se skuadra do të kërkojë tre pikët dhe i bëri thirrje tifozëve që të respektojnë himnin çek, pavarësisht situatave raciste që ndodhën në Pragë kundrejt ekipit kuqezi.

“Besoj i kemi të gjitha cilësitë e duhura për të arritur kualifikimin në Botëror. Nëse japim maksimumin dhe japim shpirtin për Kombëtaren, do e arrijmë dhe atë. I bëj thirrje të gjithë tifozëve që të respektojnë himnin e Çekisë dhe të tregojnë një anë të mirë, pavarësisht farë ka ndodhur në Çeki. Ne duhet të tregojmë anën tonë të mirë.

Shpresoj ta shoh ekipin siç ishte në Gjeorgji. E dimë që është një ndeshje shumë e vështirë. Ja dimë cilësitë Çekisë dhe shpresoj që nesër të dalim me tre pikë. Në futboll janë të gjitha të mundura. Unë besoj te skuadra, te cilësitë e çdo lojtari. Normalisht që ne synojmë vendin e parë, të fitojmë këto dy ndeshje. Gjithçka është e mundur, por me cilësitë që kemi besoj se nuk do biem.

Besojmë që mund t’ia dalim prapë, edhe pse është ndeshje tjetër. Çdo ndeshje nis nga 0-0. Ne kemi cilësinë për të marrë sërish një rezultat pozitiv. Shpresoj t’ia dalim. Ndjenja në Kombëtare është gjithmonë ndryshe. Të jesh pjesë e Kombëtares është pjesë e veccantë dhe vetëm ata që janë pjesë e dinë. Prandaj në fushë hymë ndryshe si ekip. Sa herë jam këtu, e ndjej”, tha ai.

Arlind Ajeti Çekia kombëtarja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.