Në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme, trajneri i Kombëtares Edi Reja është shprehur se skema 3-5-2 nuk është mbrojtëse, por varet shumë edhe nga lojtarët që e aplikojnë.
Kam ardhur këtu e kam munduar te aplikoj skemen 3-5-2 dhe po e aplikojmë që kur kam ardhur, kundër Islandës lejuam pak, ndaj Moldavisë po ashtu e fituam, me Francën nuk mund të bësh krahasim se kanë lojtarë me nivel më të lartë si kampionë botë.
Më pëlqen që ekipi me këtë Skemë është mbrojtëse por edhe sulmon, me 2 sulmues dhe krahët, të japin prani në zonë, në France kishim gjithmonë 3-4 lojtarë në zonë, nuk janë vetëm skemat, por edhe ata që e aplikojnë lojën, edhe mbrojtësit duhet të dalin para të jenë agresive ndaj mesfushës, duhet të dish se kur je me 3 mbrohet gjithmonë me 4, se që nga aty shkallëzohet.
Me Francën e bëmë në pjesën e dytë, duke kaluar Roshin para, e Ismajlin që kalonte në krah e kishim më shumë ekuilibër. Por ndeshja ishte kompromentuar në atë moment, 3 5 2 nuk është model loje mbrojtëse, mund të të japë garanci në qendër, por edhe krahët sulmojnë. Hysaj me Moldavinë praktikisht ishte mesfushor krahu, na munguan golat, pro rastet i krijuam.
Islanda? Kjo është ndeshja jonë vendimtare, mund të vendosë nëse duam të vazhdojmë ëndrrën europiane apo eventualisht mund të kemi vështirësi të mëdha se do të ulej shumë mundësia e përqindjes për kualifikimin. Nëse mundim Islandën, si kalendar mund të kemi mundësinë të bëjmë përsëri pikë dhe duhet të shfrytëzojmë fushën. Jemi ende në kushte, nëse mundim Islandën, të mund të shkojmë, duhet të bëjmë detyrën tonë, ky është objektivi, pastaj në fund do të bëjmë bilancin. nesër duhet të japim 200% për të arritur një rezultat pozitiv.
Duke parë vlerat e Islandës, bëj vlerësimet e mia sa i përket ekipit, pastaj kur luhet çdo 3 ditë, ndryshoj 4-5 lojtarë në krahasim me ekipin e kaluar, jam i orientuar të bëj ndryshime, si nga pikëpamja teknike-fizike, dhe ofensive, do të vendos këto ditë, në stërvitje do të shoh nga ata që kanë luajtur e që nga aty do të bëj ndryshime, me siguri do të hedh 5 lojtarë të rinj, te mbrojtësit do të bëj pak ndryshime, përtej Dermakut në vend të Mavrajt, do të ketë pak në prapavijë. Por ndryshimet ne mesfushë bëhen.
Roshi luan me 5, ai bën krahun, në mbrojtje kërkon më shumë vëmendje, e ka bërë edhe me De Biazin, thonë se është më i mirë në minutat e fundit, por sipas meje është shumë i fortë e mund të luajë shumë. Ai ka shpejtësi, forcë, hedh mirë topin në qendër, mund të luajë më shumë, mendoj se kur luajti ndaj Moldavisë ishte i jashtëzakonshëm e vendosi ndeshjen, por ai ka probleme në mbrojtje, ai kishte probleme dhe këtu marr përgjegjësitë edhe unë se e vendosa në vështirësi me kundërshtarët që kishte përballë.
Mungesa e Mavrajt është zgjedhje teknike, përtej kësaj unë duhet të bëj vlerësim për të gjithë grupin dhe tu jap mundësinë të gjithëve të luajnë, e kisha menduar më parë këtë situatë edhe pse Mavraj është mirë me kokë, se ata janë të fortë me kokë. Nuk i lejuam asgjë në ndeshjen e parë, u vendos vetëm nga një gabim individual në ndeshjen e parë. Ata nuk luajnë por shfrytëzojnë goditje dënimi e standarte e ne ishim të sigurt. Nuk ka kurrë siguri 100% por mundohem të vë në kushtet më të mira ekipin, Dermaku ka luajtur me ne dhe do të luajë përsëri, dua të bëj vlerësimet e mia më pas.
Kundërshtari është brenda aftësive tona, është një skuadër me vlera të rëndësishme, por jemi në kushte të përgjigjemi. Nëse lojtarët bëjnë detyrën dhe janë në 100% ne do të kemi mundësinë ta mundim Islandën, jam shumë i bindur që mund të bëjmë një ndeshje të madhe.
Kjo është detyra ime, te jap besim sidomos nga pikëpamja mendore, se pas një humbje me Francën humori nuk është ndër më të mirët. Kemi folur në mëngjes dhe në grup ekziston bindja që nesër mund të bëhet mirë. Detyra ime është t’u jap veglat që të jenë në fushë sa më mirë. Kjo ëhstë detyra e trajnerit. Do mundohem ti hedh në fushë duke përmbysur atë që ndodhi me Francën, kjo është thelbësore.