Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Sfida që rrëmbeu vëmendjen: Gjeji vetes një grua që mund t’i bëjë të gjitha

19:14 / January 27, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zhaklinaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emisioni “Rudina” në Tv Klan e vendosi sot vëmendjen tek sfida e cila ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve. Bëhet fjalë për sfidën “Dolly Parton Challenge’, ku personazhe të njohur të ekranit kanë realizuar kolazhe fotosh. 

Sfidën e ka nisur legjenda e televizionit amerikan Dolly Parton, e cila ka postuar një grup fotosh të sajat dhe ka realizuar kolazhin tashmë të famshëm, me citimin:  “Get you a woman who can do it all”, që do të thotë “Gjeji vetes një grua që mund t’i bëjë të gjitha”.

Ajo ishte e para që nisi këtë trend të ri, ku gratë e projektojnë veten në versione të ndryshme në varësi të rrjeteve sociale.

‘Dolly Parton Challenge’ nisi afërsisht përpara 1 jave dhe aktualisht ka më shumë se 80 mijë postime nën hashtagun e saj në ‘Instagram’.

Nisur nga kjo sfidë, në studio është diskutuar tema e feminizmit. A mund t’i bëjë një grua të gjitha? A është më shoqëria jonë aq maskiliste sa dikur? Si janë raportet sot mes një burri dhe një gruaje? Dhe cili është roli i saj në shoqërinë moderne?

Për të diskutuar për këto çështje, të ftuar në studio ishin konsulentja Jerina Lalaj, gazetarja Zhaklin Lekatari, aktivistja e shoqërisë civile Sevim Arbana dhe aktorja Ema Andrea.

Zhaklin Lekatari: Më pëlqeu se është ngacmuese. Dolly Parton edhe njëherë ka dashur të krijojë një debat ku gratë ndahen në disa pjesë, por prapë ja dalin t’i realizojnë të gjitha. Doja dhe unë të tregoja 4 Zhaklina të ndryshme, ose 4 mënyra të ndryshme. Dhe është e vërtetë që ne jemi të ndryshëm, në rrjete sociale të ndryshme. Sfida më bëri të mendoj që është e vërtetë në Facebook postoj gjëra që janë në lidhje me profesionin, shoqërinë, familjen. Në Instagram mundohem të shfaq veten time në të gjitha ngjyrat, ndërsa në Linkedin mundohem të jem pak më serioze, por Tinder nuk kam, nëse do kisha do ishin foto të tilla.

Sevim Arbana: Jemi praktike. Natyra e femrës është të përshatet, të manovrojë, të kapërcejë gjithë ato sfida që vetë të qenit grua, të qenit nënë, të qenit bashkëshorte, ja bën patjetër. Ose do çmendeshim, ose do binim në depresion, ose do ia dilnim. Ka disa rrugë dhe besoj ky është dhe mesazhi i aktores së madhe. Pastaj rrugës si ti zgjedh për të promoviuar veten, për të dhënë mesazhet, janë nga më të ndryshmet. Vetëm nga një foto që ajo nxjerr, jep një mesazh shumë të madh që është, që gratë ja dalin në të gjitha situatat. /tvklan


Aktivistja Zhaklin Lekatari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Venecia i mbyll dyert Greta Thunberg, aktivistja gjobitet dhe ndalohet të hyjë

21:59 / November 24, 2025

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

“U dhunova nga ushtria izraelite”, aktivistja e njohur Greta Thunberg tregon provat tronditëse

22:30 / October 16, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.