Banorja e Big Brother VIP Kosova, modelja Gresa Hoti ka rrëfyer momentet e vështira të jetës me ish-partnerin e saj.
Ajo u shpreh se ish-dashuri i saj e vinte kundër familjes së tij dhe se nuk kanë qenë të rralla çastet kur ushtronte dhunë ndaj saj.
“Më vinte kundër nënës së vet, komplet kundër. Kam shkuar në Siçili edhe disa herë më thoshte ‘e kam harru kuletën’. Kur i harxhova lekët më tha që unë do të rri atje. Më vinte kundër nënës së vet, kundër motrës së vet. Babai i tij kur ka qenë ky i vogël më tregonte që u fshihej në krevat se e rrihte nënën e vet për flokë.”
“S’kam guxuar kurrë të dal me shoqe, 24 orë vetëm me atë. Nëna e tij më tha që t’i bëj gati gjërat që të më çojë në aeroport. Por, ai më mbylli në dhomë. Ia nisi të qajë dhe e theu të gjithë dhomën. Psikopat. Nuk ka qenë i keq kështu”, tha ajo. Në një moment, modelja tregon edhe se ai e kishte goditur në fytyrë dhe i kishte thyer hundën.