Sarah Berisha dhe Dj PM janë shumë të komentuar në showbizin shqiptar. Ata janë gjatë gjithë kohës në vëmendje që pas daljes nga BBV.
Së fundmi, ai i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram. Dikush e pyet nëse u mërzit kur shakaja e tij për Sarën u mor për keq.
“Perderisa Sarah e ka ditur paraprakisht që do bëj shaka dhe përderisa e ka postu vet nuk ka vend për nervozizëm, as nuk do të ketë kurr, edhe kur ti propozoj sbesoj që do e hedh videon me plot foto tjera bashkë por do e hedhim si video t’vecant keshtu që jam i lumtur që kam 1 person që i kupton shakatë sepse përndryshe jeta do ishte negativitet. Përndryshe nëse i propozoj ndonjëherë sdo e bëj diku ku ti marrë vëmendjen të tjerve e aq më pak në darsëm e shokut tim t’ngushtë”, shkruan Dj PM.
Më herët Dj PM ka folur në lidhje me “defektet” e Sarah, duke treguar gjënë që nuk i pëlqen më shumë te ajo.
“Nuk më pëlqejnë shumë gjëra, por njëra që s’më pëlqen më shumë është që kur Sarah, kur duam të bëjëm diçka edhe Sarah është kundër, nuk bëhet. Sarah do të bëjë diçka që ne nuk na bëhet, ajo ia nis të qajë. Bën një fytyrë kështu, tkurret. Dhe ne duhet ta bëjmë. Ose na thirr policinë na thirr zjarrfikësen”- u shpreh PM duke qeshur.
Sarah dhe PM e vazhduan historinë e tyre larg syrit të publikut, pra jashtë BBV. Që pas daljes çifti janë treguar më të rezervuar sa i përket marrëdhëines së tyre, teksa në intervista të ndryshme kanë shprehur se dëshirojnë që ta mbajnë më private lidhjen e tyre.