Këngëtarja Shakira ka mohuar lajmet që qarkulluan në internet se ajo është në një lidhje me instruktorin e sërfit, Nuestro Diario.
“Në respekt për fëmijët e mi dhe periudhën e vështirë që po kalojnë, i kërkoj mediave që të ndalojnë publikimin e spekulimeve. Unë nuk kam partner dhe dua t’i përkushtohem plotësisht fëmijëve të mi dhe mirëqenies së tyre”, ka deklaruar ajo.
Shakira dhe Gerard Pique u ndanë në qershor të këtij viti. Së fundmi ata arritën një marrëveshje për kujdestarinë e djemve të tyre Milan (9) dhe Sasha (7). Shakira së shpejti do të transferohet në Miami dhe do të rrisë fëmijët e tyre.