Në emisionin e Rudina Dembacajt, komentatori dhe gazetari sportiv Dritan Shakohoxha në një intervistë për “Mos i fol Shoferit“ ka treguar arsyene vërtetë të largimit të Bora Zemanit dhe Ilda Bejlerit nga Digitalb .
“Një person ikën nga puna të gjithë thonë Shako , Shako! Nuk është e vërtetë , si fillim jam më i gjati për fat të keq jam dhe më i madhi në moshë. Jam drejtor nuk kam se çfarë të bëj, jam drejtor i supersportit.”-tha Shakohoxha
“Bora Zemani, Ilda Bejleri të gjithë këto zonjusha përflitet që janë hequr nga puna prej teje,”– shtoi moderatorja e emisionit, Rudina Dembacaj.
“Nuk është e vërtetë ,unë nuk di të heq njeri nga puna .Unë jam gazetar sportiv dhe them trajner s’do bëhem dot kurrë, se do e kisha bërë skuadrën me njëzet lojtar, nuk di me thënë do rri njeri në stol. Gjithsesi njerëzit s’kanë pse të rrijnë në të njëjtin vend pune . Asnjë s’bën deklarata të tilla , janë abuzime portalesh,”-ka treguar ai.
Por pavarësisht të gjithave, dy bukuroshet e ekrnait, Ilda Bejleri dhe Bora Zemani shfaqeshin shpesh me të në rrjetet e tyre sociale.