Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shalsi: Në Kukës PS me 2 mandate deputetësh. Parti të copëtuara po “shesin” alternativa të reja

13:36 / April 12, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1744454314 eduardshalsi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qarku i Kukësit u prezantua me vallen tradicionale të saj. Drejtuesi politik i këtij qarku, Eduart Shalsi tha se PS merr 2 mandate në këtë qark. Ai thumboi opozitën, teksa tha se parti të copëtuara po iu shesin shqiptarëve alternativa të reja.

“Nuk kemi parë kurrë më të ndritur këtë shesh, më optimist dhe shpresëdhënës. Teksa po qëndroja , më kujtohet Rama nga kati i dytë i bashkisë shikonte sheshin dhe thoshte ky shesh nuk e meriton emrin e heroit kombëtar. Ne fakt historia e këtij sheshi është histori e tranzicionit shqiptar, nga kioskat të fillim viteve ‘90 dhe projekti i atyre që sot janë shndërruar në disa parti apo copëtuar në disa parti që po u shesin shqiptarëve alternativa të reja.

Por ja ku jemi sot, ky shesh është epitomë e modernizimit dhe evropianizimit të Shqipërisë, të cilën idenë Rama e ka patur shumë vite më parë. Jam i emocionuar si asnjëherë tjetër dhe kam provuar disa krahina në shërbim. Qarku i Kukësit nuk është një krahinë, por është zemër, histori dhe traditë.

Ne u përshëndesim dhe iu përcjellim edhe atyre tropojanëve, hasjavë dhe kuksjanëve që nuk mund të vinin këtu. Kukësi ka provuar mikpritje të jashtëzakonshme për vëllezërit dhe motrat tona kosovare. Jam realisht me një barrë të rëndë përgjegjësie për të drejtuar politikisht këtë qark nga Tropoja, Hasi e Kukësi ka filluar edhe transformimi. Mbaj mend Kukësin vite më parë, qyteti brenda baltë, shkova pas disa vitesh në Tropojë dhe nuk e njoha Tropojën.

Të dashur miq, motra, gratë e mbledhura në pallatin e Kulturës së Hasit, nuk patëm mundësi të komunikomin, por kryeministri na përcolli një mesazh dhe ne thamë që ai kryeministër që ka bërë për gratë e këtij vendi, meriton që ju të ktheheni me dy mandate që edhe Kukësi, si gjithë Shqipëria t’i japë një mesazh të fortë Evropës“, u shpreh Shalsi.

fushata Kukes PS Shalsi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.