Deputeti socialist, Eduard Shalsi taktoi këtë të premte ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.
Përmes një postimi në Facebook, ai bëri me dije se në takim u diskutuan për buxhetin e vitit 2023, monitorimin e institucioneve të pavarura, si dhe mbështetjen financiare për reformat e ndërmarra.
Deputeti shtoi se nuk munguan as bisedat për artin, shahun dhe muzikën.
“𝐌𝐞 𝐀𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐨𝐫𝐞𝐧 𝐀𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧𝐞
Një takim miqësor dhe i vlefshëm me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të AmerikësYuri Kim, ku e njohëm me prioritetet e punës së Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, si edhe funksionimin e tij.
Fillimi i diskutimeve intensive mbi buxhetin e vitit 2023; monitorimi i institucioneve të pavarura; mbështetja financiare për të vijuar me reformat e ndërmarra dhe sidomos atë në drejtësi, ishin temat e diskutimit mes nesh, ku nuk mungoi as e folura mbi artin, shahun dhe muzikën, të pranishme gjithmonë në zyrën time”, shkruan Shalsi.