Sherret dhe debatet kanë nisur edhe tek ”Ferma Vip”. Vetëm se këtë herë, pjesë është bërë Çiljeta, e cila në fakt është gjithmonë atë ku “shuhet” sherri. Këngëtarja ka ngritur zërin përballë Glorias, e cila e ka ofenduar.
“Çiljeta shan fëmijën e vet, pjellën e vet”,-dëgjohet të thotë Gloria ndërsa i referohet vetes, si fëmija i Çiljetës. Kjo gjë e ka nervozuar Çilin, e cila i ka kërkuar Glorias ta lërë me kaq dhe të mos e zgjatë, sepse është shumë më e vogël se ajo në moshë.
Debati mes vajzave ka nisur për punët e fermës, por Çiljeta nuk ka toleruar që Gloria t’i ngrejë zërin. “Është 20 vite më e vogël se unë”,– thotë këngëtarja.
Në një moment, Çiljeta shprehet se Glorian e njeh që të vogël. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që vajzat kanë treguar se njihen prej vitesh jashtë. Madje, Çiljeta ka treguar se si djali i saj Fernando kishte një fiksim me Glorian disa vite më parë.