Ish-banori i ‘Big Brother Vip’, Meridan Ramçaj ka reaguar ashpër pas dhunës dhe gjuhës fyese në emisionin e djeshëm në “Përputhen”.
Duke e quajtur skenën një degjenerim total, ai ka kritikuar edhe ata që përmes formateve të tilla përcjellin mesazhe të gabuara te qytetarët shqiptarë.
“Mesazhet që japin emisionet tek ne, ti gëzoni milionat e shikueshmërisë. Degjenerim. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve degjeneroj, degjenerohem, degjenerim moral. Degjenerim politik, ideologjik. Degjenerim revisionist. Degjenerim i farës i llojit. Degjenerim i njerëzve. Degjenerim i një partie. Degjenerim i letërsisë i artit, degjenerim i aparatit shtetëror”, ka shkruar Meridani.