Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

SHBA dhe ftohja e bërthamës së reaktorit iranian

08:54 / June 12, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Metaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Elton Metaj

Shtetet e Bashkuara duket se po afrohen gjithnjë e më tepër drejt një goditje që synon t’u japë fund ëndrrave iraniane me armë bërthamore. Tensionet janë ngritur deri në pikën ku Komanda e Pëgjithshme e Ushtrisë e ka njoftuar Pentagonin dhe Shtëpinë e Bardhë për opsionet e veprimit. Siç është rregulli, në tryezën e shefit të Shtëpisë së Bardhë vendosen të paktën tre mundësi reagimi (plane ushtarake) të detajuara, mes të cilave njeriu më i fuqishëm i botës duhet të zgjedhë.

Paralelisht me skenarët ushtarakë në Uashington dhe Doha, selitë diplomatike amerikane po tkurren në numër personeli në Lindjen e Mesme dhe vendet fqinjë me Iranin. Stafi i Ambasadës së SHBA-së në Irak është evakuuar, ndërsa familjarëve të ushtarakëve të shumtë të stacionuar në Lindjen e Mesme u është lejuar të largohen.

Lëvizjet sugjerojnë se një sulm ushtarak amerikan ndaj Iranit mund të mos jetë i largët, ndërsa diplomacia po konsumon raundet e fundit të nëndheshme, pasi negociatat zyrtare SHBA-Iran për frenimin e programit bërthamor të Teheranit kanë dështuar. Ky program, që për amerikanët është vetëm një justifikim i Iranit për të synuar prodhimin e bombës bërthamore, ka qenë prej dekadash edhe pika me vlimin më të lartë mes Iranit, SHBA, Izraelit dhe vendeve europiane. Por si do të ftohet kjo pikë e nxehtë, që ngjan me vetë bërthamën e një reaktori? Do të synohet një frenim i programit bërthamor me goditje të piketuara në bazat iraniane ku dyshohet se zhvillohet programi bërthamor apo do të shkohet në një version më të gjerë për të provokuar rrëzimin e regjimit në Teheran?

Dy rrugët e përdorura deri më tani, negociatat dhe sabotazhi, kanë garantuar zero kosto njerëzore për SHBA dhe aleatët, por nuk kanë sjellë efektin që pritej. Irani ka vazhduar të kërcënojë botën mbarë me aventurën e tij bërthamore, duke mbetur edhe një mbështetës i krahëve radikalë në Lindjen e Mesme dhe fijeve që të çojnë drejt grupeve terroriste. Mbi të gjitha regjimi ka mbetur po aty. Ndonëse i turpëruar disa herë nga Izraeli, si në rastin e vrasjes në Teheran të liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, vetë Irani ka mbajtur lart kërcënimin se mund të reagojë ashpër nëse sulmohet. Por fjalët janë fjalë dhe armët janë tjetërgjë.

Të vetëdijshëm për fuqinë ushtarake amerikane dhe të një sulmi të kombinuar SHBA-Izrael, iranianët duket se gjithnjë e më tepër po kuptojnë se qiejt e tyre mund të ndriçohen befas nga arsenali i frikshëm amerikan. Dhe nëse kjo ndodh mbi Teheran, atëherë synimi duket se nuk do të jetë vetëm ftohja e një bërthame reaktori, por asgjesimi i liderëve kokënxehtë, supremë ose jo qofshin, të cilët kanë varfëruar e turpëruar pa të drejtë një popull të tërë prej dekadash, për të ushqyer çmendurinë e tyre atomike.

Orët e ardhshme do të thonë shumë, jo vetëm për fatin e disa fabrikave të shtrenjta, por mbi të gjitha, si do të jetë bota nesër.

berthames ftohja iranian reaktorit SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.