Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

SHBA ia ka bërë të qartë Serbisë: Të njohë Kosovën

09:44 / March 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
palmer
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë bërë të qartë Serbisë se në dialogun me Kosovën nuk bëhet fjalë nëse do të ketë korrigjimi kufijsh, ose jo, por duhet të ketë njohje reciproke mes dy vendeve.

“Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, dhe të njëjtën duhet ta bëjë edhe Kosova”, tha Zëvendës- ndihmës sekretari amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, në një panel dedikuar Evropës Juglindore në Forumin Ekonomik Delphi, që po mbahet në Greqi.

Sipas gazetës serbe “Danas”, duke folur lidhur me atë se cili në të vërtetë është pozicioni i SHBA-së në bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë, Palmer ka thënë se ekziston një keqkuptim rreth pozicionit amerikan

“SHBA-ja dëshiron të ndihmojë në atë çfarë palët në dialog dëshirojnë të bëjnë. Marrëveshja e Prespës ishte e suksesshme sepse krerët e të dyja palëve e donin atë. Ne duam që kjo të përsëritet në negociatat midis Serbisë dhe Kosovës, dhe Beogradi e Prishtina të pranojnë marrëveshjen. Nuk ka linja të kuqe, por nuk ka as fatura blanko”, tha Palmer, përcjell Telegrafi.

Palmer tha se “Kosova duhet ta heqë ose pezullojë taksën, sepse ajo është pengesë për avancim në bisedime”.

Ai përkujtoi se Shtetet e Bashkuara ndër vite e mbështesin Kosovën dhe tani është e nevojshme që Kosova të përgjigjet si partnere. “SHBA dëshiron të ndryshojnë kontekstin në të cilin do të merret vendimi dhe kjo është arsyeja pse ata duan të hiqet taksa”, tha ai.

Në këtë Forumin Ekonomik, përveç Kosovës, u fol edhe rreth kërcënimeve dhe rreziqeve të stabilitetit në Ballkan.

Ish-Presidenti bullgar, Rozen Plevniyev, theksoi veçanërisht “ndikimin negativ të Rusisë”.

Ai potencoi rrezikun e një referendumi të mundshëm në për ndarjen e Bosnjës e Hercegovinës, duke e cilësuar atë si një bombë nukleare për Ballkanin.

Ndërsa, tha se Serbia po zbaton agjendën ruse në Ballkan, ndonëse po synon anëtarësimin në BE dhe këtë po e bën në momentin kur Perëndimi dhe Rusia po përballen.

Kosove pavaresi serbi SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

08:39 / February 10, 2026

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.