Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

SHBA-ja, Franca, Gjermania dhe Britania dënojnë sulmet masive me raketa të Hamasit ndaj Izraelit

17:00 / October 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tankse izraelite 02
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kancelari gjerman, Olaf Scholz i ka dënuar sulmet e militantëve të Hamasit kundër Izraelit.

“Lajme tmerruese na mbërrijnë sot nga #Israel. Goditjet me raketa nga Gaza dhe shkallëzimi i dhunës na trondisin thellësisht. Gjermania i dënon këto sulme të Hamasit dhe qëndron në krah të Izraelit”, shkroi Scholz në platformën X.

Sulmi është dënuar edhe nga ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

“Unë i dënoj ashpërsisht sulmet terroriste nga Gaza mbi Izraelin. Dhuna dhe raketat kundër të pafajshmëve duhet të ndalin menjëherë. Izraeli ka solidaritetin tonë të plotë dhe të garantuar nga e drejta ndërkombëtare që të mbrohet kundër terrorit”, shkroi Baerbock në platformën X, ish-twitter.

Një reagim ka pasur edhe nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

 “I dënoj fuqishëm sulmet terroriste që po zhvillohen kundër Izraelit. Po ashtu reagime vijnë Bashkimi Europian, që dënoi sulmet e Hamasit radikal-islamik. BE ka shprehur solidaritetin me Izraelin. “Unë i dënoj ashpërsisht sulmet e kryera nga terroristët e Hamasit kundër Izraelit. Bëhet fjalë për terrorizëm në formën e tij më të shëmtuar”, shkroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në platformën X. Kurse i ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell deklaroi se “BE shpreh solidaritetin me Izraelin në këtë kohë të vështirë”. Edhe presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel i dënoi sulmet.

Ministri i Jashtëm britanik, James Cleverly i quajti “sulme të tmershme” të Hamasit ndaj civilëve izraelitë. 

Edhe SHBA e ka dënuar sulmin me raketa dhe ka kërkuar “nga të gjitha palët që të heqin dorë nga dhuna”. Ministri amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se duan të sigurojnë se “Izraeli i ka të gjitha mjetet e nevojshme për vetëmbrojtje”.

Reagime ka pasur edhe nga Ukraina.

izraelit SHBA sulmet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.