Autoritetet amerikane arritën të konfiskojnë një sasi rekord metamfetamine, me vlerë rreth 1 miliardë dollarë, e cila ishte gati për t’u nisur në Australi. Operacioni ishte i përbashkët me autoritetet australiane. Rreth 1.7 tonë metamfetaminë u sekuestruan në Kaliforni, së bashku me një sasi më të vogla të kokainë dhe heroinës, ka bërë të ditur policia.
Nëse do të dilte në treg kjo sasi rekord e kapur ndonjëherë në tokën amerikane do të kapte një shifër prej 911 milionë dollarësh, gjithashtu ishte edhe dërgesa më e madhe e drogës drejt Australisë. Ditën e enjte, policia australiane arrestoi 6 persona, të cilët dyshohen si pjesë e organizatës kriminale me bazë në SHBA, që besohet se është pas sasisë rekord të drogës së kapur tashmë.