Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

SHBA/ Trump refuzon të angazhohet për një tranzicion paqësor/ Pentagoni: Nuk do të luajmë asnjë rol në zgjedhje

20:57 / September 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trump 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Donald Trump këtë javë refuzoi të angazhohej për një tranzicion paqësor nëse ai do të humbte zgjedhjet e nëntorit, duke bërë që disa të spekulojnë se ai mund të kërkojë të përdorë mjetet e pushtetit presidencial përfshirë rolin e tij si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura për të zgjatur kohën e tij në detyrë.

“Por ushtria amerikane është e vendosur se nuk do të luajë asnjë rol në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore”– Kështu deklaroi Gjeneral Mark Milley duke përcaktuar qartë pozicionin e Pentagonit përmes një letre dërguar Kongresit.

“Kushtetuta dhe ligjet e SHBA përcaktojnë procedurat për kryerjen e zgjedhjeve dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi rezultatin e zgjedhjeve … Unë nuk e shoh ushtrinë si pjesë e këtij procesi,” tha Milley.

Por, pavarësisht qëndrimit të tij publik, disa komentatorë kanë pyetur nëse Trump mund të përpiqet të veprojë me ushtrinë, përdorur Aktin e Kryengritjes për të vendosur trupa aktive në rrugët e Amerikës në mënyrë që të forcojë pozicionin e tij në mes të një rezultati të diskutueshëm të zgjedhjeve.
Nga ana tjetër, rivali I tij për Shtëpinë e Bardhë Joe Biden , ka hedhur idenë se krerët e lartë ushtarakë mund të luajnë rol në largimin e Trump nëse ai refuzon të largohet nga posti pas humbjes në zgjedhje.

Ndërsa Akti i Kryengritjes fuqizon një president për të vendosur forca të armatosura në situata të caktuara për të rivendosur rendin dhe ligjin, disa ekspertë besojnë se bërja e kësaj do të ishte problematike në rast të mosmarrëveshjeve zgjedhore.

angazhohet refuzon SHBA trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

08:39 / February 10, 2026

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.