Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

SHBA vret liderin e ISIS

13:30 / March 15, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 03 15 131312
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Forcat amerikane, në bashkëpunim me shërbimet e inteligjencës dhe sigurisë së Irakut, kanë vrarë një nga drejtuesit më të lartë të grupit terrorist ISIS në një sulm ajror në perëndim të Irakut, sipas asaj që konfirmuan zyrtarët e të dy shteteve.

Kryeministri I Irakut konfirmoi vrasjen e Abdallah Makki Muslih al Rifai, i njohur me nofkën “Abu Khadijah”, duke e cilësuar atë si “zëvendës kalifin” e ISIS-it dhe “një nga terroristët më të rrezikshëm në Irak dhe në botë”.

Shtabi Qendror i ushtrise Amerikane njoftoi se Abu Khadijah, i cili mbante titullin “Udhëheqësi Global i Operacioneve dhe Emiri i Komitetit të Deleguar të ISIS-it”, u eliminua së bashku me një tjetër operativ të ISIS-it në një sulm të saktë ajror të enjten në provincën Al Anbar të Irakut. Shtepia e Bardhe dhe Presidenti Amerikan publuikuan gjithashtu pamje te ketij operacioni.

Sipas deklaratës të Shtabit Qëndror të ushtrise Amerikane , trupat amerikane dhe irakiane gjetën trupat e dy terroristëve në vendin e sulmit, të pajisur me jelekë vetëvrasës të paaktivizuar dhe të armatosur me disa armë. Identifikimi i Abu Khadijah u bë përmes një përputhjeje të ADN-së nga një operacion i mëparshëm, ku ai kishte arritur të shpëtonte ngushtësisht.

Si një nga drejtuesit kryesorë të ISIS-it në Irak dhe Siri, Abu Khadijah ishte përgjegjës për operacionet, logjistikën dhe planifikimin e aktiviteteve terroriste në nivel global. Ai gjithashtu menaxhonte një pjesë të madhe të financave të grupit.

Në një postim në platformën X, kryeministri irakian al-Sudani deklaroi se “irakianët vazhdojnë fitoret e tyre mbresëlënëse kundër forcave të errësirës dhe terrorizmit.”

ISIS, që dikur kontrollonte pjesë të mëdha të Irakut dhe Sirisë, ka pësuar humbje të mëdha pas ndërhyrjes së koalicionit të udhëhequr nga SHBA. Megjithatë, grupi vazhdon të jetë aktiv në dhjetera vende dhe ka frymëzuar sulme terroriste në Evropë dhe Rusi në vitet e fundit. Sulmi më i rëndë i ISIS-it në vitin 2024 ishte masakra në një qendër tregtare në Moskë, ku humbën jetën të paktën 150 persona dhe mbi 500 të tjerë u plagosën.

Zyrtarët amerikanë shprehin shqetësimin se pasojat e luftës civile në Siri mund t’i krijojnë ISIS-it mundësi për të zgjeruar praninë e tij në zonat e largëta shkretinore dhe për të rifituar një bazë në Irak.

bashkepunim ISIS lider SHBA zyrat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stuhia “Byron” godet juglindjen e Greqisë

12:59 / December 5, 2025

Mbyllet mbrojtja e Thaçit, dosjet dorëzohen në shkurt

17:51 / December 4, 2025

Stuhia përfshin disa zona në Greqi. Përmbytje, bllokime trafiku dhe operacione shpëtimi dramatike

17:37 / December 4, 2025

Hetimet për mashtrim dhe korrupsion, Federica Mogherini jep dorëheqjen si rektore e Kolegjit të Evropës

13:42 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.