I pranishëm në konferencën e Parë ndërqeveritare që po mbahet në Bruksel, shefi i politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell, tha se BE-ja ka nevojë për Shqipërinë, për të plotësuar të gjithë kuadrin e nevojshëm. Për të BE-ja dhe Shqipëria janë më të fortë së bashku.
“Qeveria shqiptare u shënjestra nga një sulm i madh kibernetik. Pamë një veprim për t’u përballur me këtë rrezik në të gjithë Ballkanin perëndimor me partnerët tanë, veçanërisht me ata që janë shumë afër nesh në çështjet e politikës së jashtme.
Shqipëria ka qenë një zë moderues në një rajon të kompleksuar, duke ndihmuar edhe në dialogun Beograd Shqipërinë. Ka dhënë shembull për fqinjësinë e mirë, edhe ky rol do të jetë më i rëndësishëm teksa ju vazhdoni rrugën drejt anëtarësimit në BE. Ne kemi nevojë për Shqipërinë që të plotësojmë gjithë kuadrin e BE-së. Kemi nevojë për njëri tjetrin për të qenë më të fortë”.