Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Shefi i Ryanair parashikon falimentime në tregun ajror dhe ja çfarë tohtë për Wizz Air

10:43 / October 1, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
image 1 572x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Michael O’Leary, drejtori ekzekutiv i grupit Ryanair, paralajmëron se disa kompani ajrore të vogla dhe të mesme në Evropë do të falimentojnë në muajt e ardhshëm, ndërsa konkurrenca në tregun e fluturimeve “low cost” po bëhet gjithnjë e më e ashpër. Në një intervistë për Corriere della Sera, O’Leary vlerëson se rënia e operatorëve si Play (Islanda) dhe Braathens (Suedi) është vetëm fillimi i një vale falimentimesh që do të pasojnë deri në fund të vitit.

Shefi i Ryanair veçon Wizz Air si një prej kompanive në vështirësi serioze, duke e akuzuar për vendime të gabuara financiare dhe strategjike, si shitja e avionëve gjatë pandemisë dhe marrëveshje të shtrenjta leasingu. Ai e përshkruan modelin financiar të saj si “një skemë Ponzi”, që funksiononte vetëm gjatë rritjes. Ndërkohë, thotë se kompania po humbet terren në Poloni dhe në tregjet ku Ryanair po investon fuqishëm.

O’Leary kritikon edhe easyJet, e cila sipas tij nuk është në krizë, por ka ndalur rritjen. Ai parashikon që aktivitetet e saj në Francë dhe Zvicër të blihen nga Air France-KLM, ndërsa ato në Londër Gatwick nga British Airways.

Një tjetër temë e nxehtë është përplasja e Ryanair me operatorin spanjoll Aena, që sipas tij tarifon njësoj aeroportet e mëdha dhe ato rajonale, duke e bërë të paarsyeshme rritjen e fluturimeve në qytete më të vogla. Si pasojë, Ryanair ka zhvendosur një milion vende fluturimi nga aeroportet rajonale spanjolle drejt qyteteve të mëdha si Barcelona dhe Madrid, si dhe drejt Italisë.

Për tregun italian, O’Leary kërkon heqjen e taksës komunale që rëndon mbi biletat ajrore, duke përmendur si shembuj pozitivë rajonet e Sicilisë, Kalabrisë dhe Friulit, që kanë tërhequr investime pas heqjes së saj. Sipas tij, Ryanair mund të shtojë mbi një milion vende fluturimi në Itali menjëherë, nëse taksa hiqet edhe në rajonet e tjera.

Ndërkohë, duke filluar nga 14 nëntori, kompania do të lejojë check-in vetëm përmes aplikacionit të saj celular. Megjithatë, O’Leary thekson se gjatë dimrit do të pranohen edhe biletat e printuara, për të mos përjashtuar pasagjerët më të moshuar ose ata që hasin vështirësi teknologjike.

Ai mbron gjithashtu politikat më të rrepta për bagazhet në bord, duke thënë se nuk bëhet fjalë për ashpërsim, por për zbatim të rregullave që garantojnë efikasitet dhe ulje të kostove. Sipas tij, Ryanair vazhdon të ofrojë çmime të njëjta me ato të vitit 2023, pavarësisht rritjes së përgjithshme të çmimeve në sektor.

faliment parashikim ryanair shef wizz air
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës

13:17 / February 9, 2026

Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

12:25 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.