Këtë të hënë u inagurua baza taktike ajrore e NATO-s në Kuçovë, dhe Shefi i Shtabit të Ushtrisë në vend Arben Kingji, theksoi se ky moment tregon rëndësinë strategjike të Shqipërisë në rajon dhe mbështetjen e aleancës euroatlantike për sigurimin e paqes dhe mbrojtjes në Ballkanin Perëndimor.
“Inagurimi i bazës ajrore të Kuçovës është një ngjarje e shënuar për Forcat e Armatosura dhe vetë aleancën. Pas përfundimit me sukses të këtij projekti madhështor, riafirmon rëndësinë strategjike të vendit tonë dhe përkushtimin e aleancës në garantimin e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor e më gjerë”. Sipas Kingjit, tashmë baza do jetë qendër për aktivitetet ajrore të cilat do zhvillohen në kushte mjaft moderne.
Lexo edhe :
Related Posts
“Kjo bazë do të ofrojë strukturë të avancuar për mjetet ajrore të aleancës, akomodim për trupat pjesëmarrëse dhe do shërbejë si qendër për aktivitetet e forcës tonë ajrore, dislokimin e forcave dhe mjeteve, zhvillimin e stërvitjeve, qoftë në kuadër kombëtar, dypalësh, rajonal apo në kuadër të aleancës. Në një epokë të karakterizuar nga sfida komplekse, nevoja për një infrastrukturë mbrojtëse të qëndrueshme dhe bashkohore është bërë më e domosdoshme se kurrë, kjo bazë do luajë një rol për kërcënimet që vijnë nga kufiri lindor e jugor i aleancës. Gjithashtu baza ajrore e vetmja e Ballkanit Perëndimor do mundësojë të mbështesë patrullimin e hpaësirës ajrore, mbështetjen logjistike”.