Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR në Shqipëri, Audrey Glover ka mbërritur në zyrat me qira të PD-së zyrtare, ku do të zhvillojë një takim me kreun e komanduar të kësaj force politike, Enkelejd Alibeajn.
Glover u prit në hurje të selisë së re të PD-së nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. Takimi ka nisur në orën 10:30, në selinë e PD, dhe vjen pas takimeve që shefja e misionit të ODHIR pati në fillim të kësaj jave me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Berisha.
Në fokus të takimeve janë zgjedhjet e 14 Majit, evidentimet e problematikave dhe mbarëvajtja e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.