Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet vendore të 14 Majit, Audrey Glover, ka dalë këtë të premte para mediave për të prezantuar objektivat dhe mënyrën sesi do vëzhgohen zgjedhjet. Ajo tha se komuniteti ndërkombëtar është këtu për parë se sa Shqipëria i qëndron angazhimeve ndërkombëtare.
E pyetur nga gazetarët nëse do të takohet me Sali Berishën edhe pse ky i fundit është shpallur “non-grata” nga SHBA, Glover tha se është e gatshme të takohet me këdo që është i përfshirë në procesin zgjedhor të zgjedhjeve lokale të 14 majit.
“Do isha e lumtur të takohesha me këdo që është i përfshirë në këtë proces zgjedhor”,-u përgjigj Glover.